Flash

Parashikimi i motit: Dita nis e kthjellët me temperatura në rritje

Lapsi.al 7 October 2022
Parashikimi i motit: Dita nis e kthjellët me temperatura në rritje

Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës parashikohet të mbetet në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. Por, sipas Meteoalb orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore dhe  në zonat Qendrore të Shqipërisë, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Kosova

Prej disa ditësh Kosova ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat gjatë paradites do të sjellin në pjesën më të madhe të territorit dominim të motit të kthjellët. Ndërsa orët vijuese pritet të sjellin kalime të pakta dhe të përkohshme vranësirash në vend.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkan do të diktoj kushtet e motit në territorin e Maqedonisë se Veriut, ku pjesa më e madhe e vendit do të jetë në dominimin e kthjellimeve përgjatë gjithë 24-orëshit. Ndërsa pjesërisht në zonat  Perëndimore do të kete kalime të lehta vranësirash pas mesdite

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI