Flash

Nuk u takuan as në Pragë/ Osmani tregon çfarë po ndodh me Ramën

Lapsi.al 7 October 2022
Nuk u takuan as në Pragë/ Osmani tregon çfarë po ndodh me

Vijon marrëdhënia e ngrirë mes Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Pak javë më parë, të dy ishin në selinë e OKB-së, por nuk u takuan mes tyre. Nuk u takuan as në Pragë ku u mblodhën 44 krerë shtetesh. E konfirmoi këtë vetë kryetarja e shtetit të Kosovës në një intervistë për REL. Osmani tha se nuk kishte nevojë për një takim të tillë.

“Jo, sepse natyrisht që fokusi im ka qenë që të marr përkrahjen e shteteve, të cilën [përkrahje] nuk e kemi akoma dhe jo përkrahjen e shteteve të cilën e kemi. Dhe, natyrisht që përkrahjen e Shqipërisë, sa i përket anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, ne e kemi të qartë.

Nuk kam nevojë unë ta bind Shqipërinë që të votojë pro Kosovës. Ta zëmë në Këshillin e Evropës, por kam nevojë që t’i bind shumë shtete të tjera që janë anëtare të Këshillit të Evropës që të na përkrahin në këtë proces të anëtarësimit. Dhe fokusi i takimeve bilaterale ka qenë aty” – tha Osmani. Përplasja e parë u krijua në vizitën që Osmani kreu në Tiranë sapo mori mandatin në dhjetor 2020. Ateherë ajo kërkoi që Tirana të ngrejë zërin për krimet e luftës që serbët kanë bërë në Kosovë.

“Është publik qëndrimi i kryeministrit Rama sa i përket Serbisë. Mund ta gjeni në fjalimet e tij. Është publik qëndrimi i tij ku i quan krimet në Kosovë, thjesht spastrim etnik, kurse ato në Bosnje gjenocid, kur, në fakt, ju e dini shumë mirë se edhe gjykatat ndërkombëtare, përfshirë ICTY-në, kanë vendosur që në Kosovë janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Dhe, ne jemi të bindur që do të dëshmohet shumë shpejt edhe gjenocidi i kryer në Kosovë, sepse qëllimi i Serbisë nuk ka qenë thjesht t’i dëbojë kosovarët, qytetarët shqiptarë nga Kosova. Qëllimi ka qenë shfarosja e popullit të Kosovës” – tha Osmani .

LEXO EDHE: Zjarri që Vjosa Osmani ndezi në Tiranë

Më pas erdhi çështja e Ballkanit të Hapur ku sërish palët nuk bashkohen.

“Sa u përket çështjeve, të cilat na ndajnë, ne jemi pajtuar për të mos u pajtuar. Sa i përket çështjes së Ballkanit të Hapur dhe pastaj ka çështje të tjera të cilat unë, thjesht, nuk kam nevojë t’ju tregoj juve se çfarë qëndrimi ka Shqipëria, sepse ai qëndrim është publik” – thotë kryetarja e shtetit të Kosovës.

Por a është kjo një krisje edhe në raporte personale.

“Nuk ka çarje që ka të bëjë me raporte ndërpersonale. Sepse ato janë tërësisht të parëndësishme dhe do të jenë gjithnjë të parëndësishme. Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë kanë dhe do të kenë gjithnjë raporte vëllazërore dhe kjo nënkupton që ne e përkrahim kudo që mundemi dhe Shqipëria na përkrah neve si Republikë e Kosovës kudo që mundet” – tha Osmani.

Ajo hodhi poshtë pretendimin se nismën Ballkani i hapur mbështet edhe nga SHBA dhe BE duke treguar: “Ne e kemi pasur një takim me sekretarin [amerikan] të Shtetit [Antony Blinken] dhe kjo çështje as nuk është ngritur, as nuk është kërkuar nga ana jonë”.

Osmani nënvizoi se parakushti i SHBA është që në këtë nismë të jenë të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, por tashmë janë vetëm 3. Edhe për pretendimin se kjo është një nismë ekonomike dhe jo politike, Osmani ka një përgjigje. “Asgjë në Ballkanin Perëndimor nuk mund t’i ikë atij lensit politik. Gjithçka, në fakt, është politike. Sidomos kur Serbia ka rol kyç në të”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr i madh në Nivicë

Një zjarr i fuqishëm ka rënë mesditën e sotme në Nivicë, Bashkia Himarë. Zjarri ka rënë tek ullinjtë në vendin ku rruga merr drejtimin për Kakome. Nga flakët...

16:52

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI