Flash

Miqtë e Brad Pitt kundër Angelina Jolie: Gënjeshtare

Lapsi.al 7 October 2022
Miqtë e Brad Pitt kundër Angelina Jolie: Gënjeshtare

Miqtë  e Brad Pitt kanë deklaruar së  fundmi se Angelina Jolie po ndërton një fushatë 'dezinformimi' kundër aktorit.

Ata kanë treguar se ai është i trishtuar por jo i tronditur që Jolie e ka akuzuar edhe njëherë publikisht për sulm ndaj fëmijëve të tyre në një udhëtim në vitin 2016. Jolie u bëri presion autoriteteve për të hetuar debatin, por FBI vendosi të mos ndiqte akuza penale. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar atë të përdorë akuzat, sipas miqve të Pitt, të cilët e kanë kritikuar aktoren për përsëritjen e tyre këtë herë në një mosmarrëveshje për një punishte vere, Miraval. Ata gjithashtu akuzojnë Jolie për hipokrizi për ankesën për kërkesën e Pitt për një marrëveshje moszbulimi (NDA) ndërsa privatisht u propozoi të njëjtën gjë avokatëve të Pitt në negociata të veçanta divorci.

“Çfarë lidhje ka një argument në vitin 2016 me një mosmarrëveshje pronësie?" “Kjo ka të bëjë vetëm me Jolie që përpiqet të rrëzojë Brad në çdo rast. Historia e saj ndryshon sa herë që e tregon. Brad kërkoi një NDA të ndërsjellë  lidhur me Miraval , me shqetësimet rreth informacionit të ndjeshëm financiar dhe mbrojtjen e markës; nuk kishte të bënte me divorcin apo fëmijët.Ajo përdori Chateau Miraval për  të denigruar përsëri Bradin", u shpreh një burim. Brad ka paditur Jolie pasi shiti ilegalisht aksionet e saj vitin e kaluar duke dëmtuar imazhin e verës së Miraval-it./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/10/05/lufta-mes-angelina-jolie-dhe-bread-pitt-behet-dhe-me-e-ashper/

Të këshilluara

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016. Përf...

13:29

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI