Flash

Kylie Jenner vijon të mbaj në privatësi imazhin e djalit

Lapsi.al 7 October 2022
Kylie Jenner vijon të mbaj në privatësi imazhin e djalit

Kylie Jenner di të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka publikuar një foto mjaft të ëmbël me djalin e saj.

Mirëpo, ajo ende nuk e ka ekspozuar fytyrën e djalit të saj e as emrin e tij.

Më parë, Kylie dhe Travis e quajtën djalin e tyre Wolf, por ndryshuan mendje. Por përse Kylie vijon ta mbajë të fshehtë djalin e saj?

Kylie Jenner zgjodhi emrin Wolf (Ujk) për djalin e saj me Travis Scott sepse ndjeu “presion” në spital.

“Ne me të vërtetë nuk kishim një emër”, i tha ylli i “Kardashians” Kris Jenner.

“Menduam se do të na vinte kur e pamë dhe nuk ndodhi. Më pas … na u desh të nënshkruanim certifikatën e lindjes – ose përndryshe ata e regjistrojnë pa emër – kështu që ndjeva presionin për të zgjedhur një emër”– tha themeluesja e “Kylie Cosmetics.”

Kur “Khloé Kardashian sugjeroi Wolf”, Kylie tha menjëherë “po.”

“Më pëlqeu WW,” shpjegoi ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, duke iu referuar mbiemrit të Scott, Wesbter.

“Ne e vendosëm Wolf Webster-in në atë moment dhe menjëherë pasi firmosa certifikatën e lindjes u thashë: “Çfarë bëra kështu?”- shpjegoi Kylie.

Edhe pse Kylie i tha Kris, se ajo dhe Scott kanë zgjedhur një emër për fëmijën tashmë 7-muajsh, reperi 31-vjeçar “ende ndryshon” mendje ndonjëherë.

“Ai do të jetë si, ‘Më pëlqen shumë ky emër’. Dhe unë jam si, ‘Nuk mund ta bëjmë më këtë’”, zbuloi ylli i reality-showt.

Për shkak të pavendosmërisë së tyre, çifti nuk e kanë ndryshuar ende ligjërisht emrin e djalit të tyre. Kylie bëri shaka se ata “thjesht po presin që ai të emërojë veten”.

Të këshilluara

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016. Përf...

13:29

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI