Flash

Kapet një person i armatosur në Durrës, u fut në lokalin e tij sapo pa policinë

Lapsi.al 7 October 2022
Kapet një person i armatosur në Durrës, u fut në lokalin e

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Ai u kap me armë zjarri pistoletë pa leje me vete. Sapo ka parë policinë, 44-vjeçari  ka hyrë në lokalin e tij, me qëllim për të fshehur armën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës e arrestuan në flagrancë shtetasi B. R., banues në lagjen nr. 18, Durrës. Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

"Ky shtetas sapo ka evidentuar shërbimet e Policisë, është futur në lokalin e tij dhe ka tentuar të fshehë armën e zjarrit që mbante me vete. Ndërhyrja në kohë e Policisë ka bërë të mundur që arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municioni luftarak, t’i gjenden dhe t’i sekuestrohen menjëherë 44-vjeçarit, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij," njoftoi policia.

Gjatë kontrollit fizik të arrestuarit iu gjetën dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Sulmohet me dronë kamikazë Zaporizhzhia

Forcat e armatosura ruse sulmuan mbrëmjen e se enjtes qytetin e Zaporizhzhia në Ukrainë duke përdorur kësaj here dronë kamikazë. Lajmi u dha përmes rrjeteve soc...

07:47

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI