Flash

Justin Bieber shtyn sërish turneun e tij 'World Justice'

Lapsi.al 7 October 2022
Justin Bieber shtyn sërish turneun e tij 'World Justice'

Justin Bieber po shtyn pjesën e mbetur të turneut të tij World Justice. Të enjten, ekipi i Bieber konfirmoi se datat e mbetura të turneut do të shtyhen për vitin e ardhshëm.

Shfaqjet e prekura janë të gjitha datat deri mars 2023. Deklarata inkurajoi të gjithë fansat që kanë bileta që të "presin lajme të mëtejshme për datat, vendet dhe qytetet pasi përditësimet bëhen të disponueshme".

Lajmi  turneut të Bieber vjen pasi ai bëri njoftimin më 6 shtator se nuk do të vazhdonte në 12 data të planifikuara më parë. "Në fillim të këtij viti, unë dola publikisht për betejën time me sindromën Ramsay Hunt, ku fytyra ime ishte pjesërisht e paralizuar," shkroi Bieber, i cili u diagnostikua me këtë çrregullim në qershor, në një deklaratë. "Si rezultat i kësaj sëmundjeje, unë nuk ishanë gjendje të përformoja në pjesën e Amerikës së Veriut."

"Këtë fundjavë që kaloi, performova në Rock në Rio. Pasi dola nga skena, rraskapitja më pushtoi dhe kuptova se duhet të bëj prioritet shëndetin tim tani. Kështu që unë do të bëj një pushim nga turneu për momentin. Do të jem mirë, por më duhet kohë të pushoj dhe të përmirësohem”.Faleminderit për lutjet dhe mbështetjen tuaj. Ju dua të gjithëve, përfundoi Justin.

Turneu i Justin Bieber është përballur me sfidat dhe pengesat e tij. Ai fillimisht ishte planifikuar të fillonte në vitin 2020, por u zhvendos për shkak të pandemisë COVID-19. Shfaqjet nisën në shkurt të këtij viti në San Diego dhe u ndalën në 10 vende në tre kontinente./Lapsi.al

Të këshilluara

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016. Përf...

13:29

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI