Flash

Dr0gë në burgun e Fushë-Krujës, një i arrestuar

Lapsi.al 7 October 2022
Dr0gë në burgun e Fushë-Krujës, një i arrestuar

Një burrë ka përfunduar në pranga pasi i ka çuar dr0gë, djalit të tij që vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

Shtetasi G.G e kishte fsheheur lëndën narkotike në një palë atlete, ku droga ishte mbështjellë me celefon. Ai tentoi t'ia çojë lëndën narkotike të birit në burgun e sigurisë së lartë.

Njoftimi:

Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, arrestoi në flagrancë shtetasin G.G të datëlindjes 19.02.1969 lindur në Mat dhe banues në Tiranë.

Këtij shtetasi, i cili ishte paraqitur për të takuar djalin që vuan dënimin, gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë. Ato ishin mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram, dyshuar lëndë narkotike.

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para procedurial. Dhe, provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Lexo më tej: Alqi Bllako jashtë burgut/ Heshtja i jep lirinë, por jo pafajësinë 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI