Flash

Bilanci i SPAK për muajin shtator, 22 procedime penale për krim të organizuar dhe korrupsion

Lapsi.al 7 October 2022
Bilanci i SPAK për muajin shtator, 22 procedime penale për krim

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar, SPAK, ka publikuar statistikat për muajin shtator.

Nëpërmjet një komunikate për mediet. SPAK bën me dije se gjatë shtatorit janë paraqitur 14 kallëzime penale, nga të cilat, është vendosur mosfillim i hetimeve për një kallëzim.

Janë regjistruar 22 procedime penale, nga të cilët 11 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 11 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin. Janë dërguar për gjykim 2 procedime penale me 2 persona të pandehur, nga të cilat, një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme është miratuar nga Gjykata e Posaçme masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 3 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 4 të pandehur, dhe për një të pandehur është dhënë pafajësi.

Janë kthyer 30 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Lexo edhe:

SPAK kërkon 12 vite burg për ish-truprojën e Saimir Tahirit

Janë ekzekutuar 4 vendime penale ku kanë marrë formë të prerë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë. Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për 7 të dënuar. Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 15 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 4 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë nxjerrë vendime nga prokurorët për 5 të dënuar për përfundimin e dënimit alternativ.

Janë vënë në ekzekutim 6 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja të drejtësisë, si dhe janë dërguar 10 letërporosi për ekzekutim pranë autoriteteve të huaja.

Është dërguar pranë autoriteteve të huaja një kërkesë për krijimin e një Skuadre të Përbashkët Hetimore. Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e një shtetasi shqiptar nga jashtë vendit në Shqipëri. Është bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar e një shtetasi shqiptar. Janë mbajtur 6 takime koordinuese me autoritetet e huaja sa u përket skuadrave të përbashkëta hetimore në kuadër të procedimeve penale në hetim, palë në këto marrëveshje nga të cilat, 3 takime janë zhvilluar jashtë vendit dhe 3 takime janë zhvilluar në Shqipëri.

Shtatë prokurorë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë marrë pjesë në 6 Trajnime dhe Konferenca jashtë vendit. U është kthyer përgjigje e plotë 13 kërkesave zyrtare për informacion. Është hartuar Programi Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 i SPAK në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore. Është hartuar Raporti i Monitorimit të Zbatimit të Buxhetit për 8 mujorin 2022 të SPAK. Janë iniciuar 4 procedura prokurimi. Janë nënshkruar 7 kontrata të furnizimit me mallra dhe shërbime.

Të këshilluara

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel për Paqen

Janë shpallur fituesit e çmimit Nobel për Paqen për vitin 2022. Zgjedhja e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe ishte ndoshta edhe më e vështirë këtë vit. Ales ...

11:32

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI