Flash

Angelina Jolie shfaqet në publik pas akuzave ndaj Brad Pitt

Lapsi.al 7 October 2022
Angelina Jolie shfaqet në publik pas akuzave ndaj Brad Pitt

Angelina Jolie është fotografuar me vajzën e saj Vivienne pas akuzave ndaj Brad Pitt. Dyshja u panë duke bërë pazar në Los Angeles.

Shfaqja e tyre në publik erdhi vetëm një ditë pasi Jolie paraqiti një ankesë të re kundër Pitt. Në  të, ajo pretendonte se aktori sulmoi fizikisht atë dhe një nga gjashtë fëmijët e tyre gjatë  udhëtimit me avion në 2016. Angelina  pretendoi se fëmijët ishin “traumatizuar” për incidentin që ndodhi në mes të fluturimit. "Deri më sot, ata të gjithë nuk kanë qenë në gjendje të kthehen në Château Miraval. Kjo, për shkak të lidhjes së saj me këto ngjarje traumatike," thane avokatët e Jolie.

Megjithatë ,një burim i afërt me Pitt u shpreh, se pretendimet e reja të Jolie janë "plotësisht të pavërteta". Insajderi  tregoi se ajo i ka "helmuar" fëmijët deri në atë pikë sa Pitt nuk ka marrëdhënie me asnjë prej tyre.

Angelina Jolie bëri kërkesën për divorc në shtator 2016, vetëm gjashtë ditë pas incidentit , duke nisur një luftë kujdestarie. Në maj 2019, një gjyqtar vendosi që ish cifti do të kenë kujdestarinë e përbashkët. Në të njëjtin vit, Maddox, fëmija më i madh foli për raportin me babanë e tij. Kur u pyet nga një gazetar për faktin që marrëdhënia e tyre mund të prishet, studenti u përgjigj: "Epo, çfarëdo që të ndodhë, të ndodh"./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI