Flash

Alibeaj: Kandidatët për zgjedhjet vendore do jenë nga "PD-ja ime"

Lapsi.al 7 October 2022
Alibeaj: Kandidatët për zgjedhjet vendore do jenë nga "PD-ja

Deputeti Enkelejd Alibeaj deklaroi se PD do të merrte pjesë në zgjedhje vetëm me një kandidat, duke shtuar se nuk do donte përsëritjen e 6 marsit.

Ai tha se PD duhet të dilte me një kandidat në zgjedhje dhe se lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk u shërbenin demokratëve.

“PD do të hyjë në zgjedhjet lokale të 2023. Qytetarët shqiptarë mezi presin të shkojnë në zgjedhje. Shoqëria duhet të shprehë vullnetin e saj ndaj pushtetit. Ka vetëm një subjekt ligjor me emrin PD, ky subjekt ligjor që drejtoj do marrë pjesë në zgjedhje.

Ne do të testohemi edhe vetë në zgjedhjet lokale. Nuk do doja kurrë të përsëritej 6 marsi, në 6 mars votuesit kanë pasur një kandidat të PD, ndërsa kandidati tjetër i opozitës ishte me një tjetër sigël. Demokratet duhet të kenë një kandidat në zgjedhje, lëvizjet për të nxjerrë kandidatë të tjerë, nuk i shërbejnë PD-së. PD është një subjekt dhe duhet të nxjerrë një kandidat. Duhet bashkim i demokratëve dhe i qytetarëve, ne nuk e kemi luksin të kemi kandidatë të tjerë në garë”. Kështu u shpreh Alibeaj në një intervistë për news24.

Lexo më tej: Berisha ftesë për grupin e Alibeajt: Çdo deputet mund të kandidojë në zgjedhjet lokale

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, 3 të plagosur (Emrat)

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri. Personat janë konfliktuar në një berberanë në lagjen 28 Nëntori. Konflikti ka agr...

21:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI