Flash

Will Smith rikthehet në garën për Oscar pas incidentit me Chris Rock

Lapsi.al 6 October 2022
Will Smith rikthehet në garën për Oscar pas incidentit me Chris

Sipas një raporti nga Variety, Will Smith mund të nominet për një tjetër Oskar për aktorin më të mirë edhe pas incidentit me Rock.

Por. duke qenë se ai u ndalua të marrë pjesë në ngjarjet e akademisë për 10 vitet e ardhshme, nuk do të lejohej të paraqitej personalisht ose përmes televizionit për të pranuar cmimin. Megjithatë, Will mund të jetë ende i pranishëm në ngjarje të tjera të sezonit të çmimeve si Golden Globes dhe Screen Actors Guild Awards.

Gjatë fundjavës, Will foli për filmin e tij të ri, Emancipation."Gjatë gjithë karrierës sime kam refuzuar shumë filma që janë vendosur në skllavëri. Nuk kam dashur kurrë të na tregoj kështu, e dini, dhe më pas erdhi kjo foto," tha ai. "Ky nuk është një film për skllavërinë. Ky është një film për lirinë. Ky është një film për qëndrueshmërinë. Ky është një film për besimin. Është një film për zemrën e një njeriu."

Filmi tregon historinë e Pjetrit, një njeriu që shpëton nga skllavëria, duke u mbështetur në zgjuarsinë e tij, besimin e palëkundur dhe dashurinë për familjen e tij. Filmi është frymëzuar nga fotot e vitit 1863 të "Whipped Peter". Ato tregojnë shpinën e zhveshur të Pjetrit dhe kanë kontribuar në rritjen e kundërshtimit publik ndaj skllavërisë.

Emancipation do të shfaqet premierë në kinema më 2 dhjetor dhe globalisht në Apple TV+ më 9 dhjetor./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016. Përf...

13:29

Gigi Hadid sulmon ashper Kanye West

Gigi Hadid nuk do të pranojë që Kanye West të sulmojë një nga mikeshat e saj. Pas prezantimit të West Yeezy në Javën e Modës në Paris, redaktorja dhe stilist...

14:04

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI