Flash

Sulmet kibernetike, Xhaçka: Ndodhin edhe në SHBA, sistemet janë tërësisht funksionale

Lapsi.al 6 October 2022
Sulmet kibernetike, Xhaçka: Ndodhin edhe në SHBA, sistemet janë

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka folur në Kuvend për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, duke theksuar se sistemet janë funksionale.

Ajo tha se investimet e bëra kanë ndihmuar që të dhënat të mos cenoheshin, ndërsa bëri thirrje për bashkim përballë kësaj situate.

“Dëgjova të thuhet që janë hedhur dëm miliona euro nga qeveria sepse kapacitete mbrojtëse nuk ka.

Të gjithë jemi dëshmitar se pavarësisht masivitetit të sulmit, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, por janë tërësisht funskionale. Si mund të thuhet që kapacitete tona të mbrojtjes kibernetike nuk funksionojnë dhe të thuash që janë hehdur para kot, kur të dhënat nuk janë cenuar.

Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian dhe nuk është gjithnjë e mundur të parandalohet. Edhe garës së armatimeve brenda kësaj hapësire, ku hakerat do tentojnë të gjejnë dobësitë e vendeve dhe të sulmojnë.

Rezultati i këtij sulmi do të kishte qenë shumë ndryshe nëse nuk do të kishim investuar edhe aq sa kemi investuar për mbrojtjen e tyre.

Sistemet tona rezistuan, ky është fakt dhe sot janë tërësisht funksionale. Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi që të ishte aq efikase sa ishte pavarësisht sulmit masiv. Ajo që dua ti jap të drejtë kolegëve, është nevoja për të bërë më shumë në këtë drejtim. Jemi duke bërë pikërisht këtë, po punojmë me aleatët tonë të BE dhe të NATO-s. Ky është moment delikat që thërret për bashkim sepse vendi ynë është bërë pre e një agresioni të pajustifikuar”, tha Xhaçka.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI