Flash

Po priste ngarkesën me 1.2 ton kokainë, arrestohet shqiptari në Belgjikë

Lapsi.al 6 October 2022
Po priste ngarkesën me 1.2 ton kokainë, arrestohet shqiptari në

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë belge, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike. Sipas mediave belge, shqiptari u arrestua bashkë me katër bashkëpunëtorët e tij holandezë, teksa po prisnin një ngarkesë me 1.2 ton kokainë.

Të dyshuarit u arrestuan të martën në mbrëmje kur kontrolluan një kontejner në një magazinë në Oudebaan në Ëilrijk, me shpresën për të gjetur drogë, konkretisht një ngarkese prej 1.2 ton kokainë.

Por autoritetet doganore holandeze u treguan më të zgjuara se ata.

Doganat holandeze kapën konteinerin, i cili ishte shkarkuar në portin e Roterdamit dhe hoqën drogën. Hapësira e lirë u mbush me një lëndë false. Një shofer flamand e mori kontejnerin në

Roterdam dhe e solli në Wilrijk, Belgjikë mbrëmjen e së martës. Pasi kontejneri ishte brenda, policia federale ndërhyri.

Zëdhënësi Kristof Aerts i prokurorit publik të Antwerp u shpreh: “Pesë të dyshuar janë arrestuar. Bëhet fjalë për meshkuj të moshës 28, 29, 40, 45 dhe 54 vjeç. Të pestë gjyqtari i ka dërguar në paraburgim".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI