Flash

Pendohet kryetari i PD në Lezhë/ Fshin statusin e dorëheqjes

Lapsi.al 6 October 2022
Pendohet kryetari i PD në Lezhë/ Fshin statusin e dorëheqjes

Në të gjitha portalet online u shpërnda këtë të mërkurën lajmi i dorëheqjes së kryetarit të PD-së në Lezhë, Arben Ndoj. Ishte vetë ky i fundit që në një status të gjatë në Facebook rrëfente arsyet e dorëheqjes. Ai falënderonte anëtarët e PD-së për mbështetjen që i kishin dhënë, por ishte mjaft kritik për një pakicë prej tyre.

“...janë një pakicë e vogël, të cilët kanë përfituar aq shumë prej PD. Shumica prej tyre të pa sprovuar asnjëherë me votë dhe pa asnjë aksion politik. Pikërisht këta persona harxhojnë kaq shumë energji negative në një luftë të paprinciptë brenda llojit.

Ndërkohë që për asnjë sekondë nuk i shikova të bëjnë opozitë ndaj kundërshtarit politik, Rilindjes, e cila qeveris pothuaj prej 10 viteve Shqipërinë. Për fatin e keq disa nga këta servilë, hileqarë, prapaskenistë, intrigantë, gjejnë terren dhe mbështetje nga apendikse të caktuara brenda PD në qendër.

Kjo ndikon në krijimin e një frymë negative dhe afekton mbarëvajtjen e punës brenda PD Lezhë. Dhe natyrisht kjo ka shkaktuar edhe një demotivim timin në kryerjen e funksionit tim si kryetar. E mirëkuptoj edhe zhgënjimin e disave prej jush nga ky akt i dorëheqjes time.

Por në kushtet e pamundësisë për të ndryshuar këtë realitet, kisha vetëm dy alternativa: ndryshimin e karakterit tim në këtë moshë (56 vjeç) ose dorëheqjen. Dhe ndërmjet këtyre dy alternativave vendosja pa asnjë mëdyshje të zgjedh këtë të fundit” – shkruante ndër të tjera Ndoj.

Por disa orë më vonë statusi i tij u hoq nga Facebook. Ndoj u shfaq në një tavolinë me disa simpatizantë duke pozuar me 2 gishtat lart.

“Nuk ka doreheqje te kryetarit! Përpara e më të bashkuar drejt fitores!✌️✌️✌️ Rroftë Partia Demokratike✌️✌️” - shkruan njëri prej tyre.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI