Flash

Ndryshimet e reja në Twitter pas blerjes nga Elon Musk

Lapsi.al 6 October 2022
Ndryshimet e reja në Twitter pas blerjes nga Elon Musk

Elon Musk ka thënë se vendimi i tij për të blerë Twitter është pjesë e planit për ta kthyer platformën në një "aplikacion për gjithçka".

Musk shkroi në Twitter se blerja e faqes ishte "një përshpejtues" për krijimin e një aplikacioni të quajtur X. Ai ka folur gjerësisht në të kaluarën për idenë e një "aplikacioni" ku përdoruesit mund të gjitha  shërbimet e tyre të preferuara online. Në Kinë ekziston një version  i tillë. WeChat, një app i cili lejon përdoruesit të bëjnë gjithçka duke filluar nga postimet, lajmet, pagesat , rezervimet në restorante. Gjithashtu, Elon ka shprehur se do të lejojë lirinë absolute të fjalës në platformë dhe do të heqë të gjitha llogaritë e spam ose bot në një përpjekje për të përmirësuar bisedën.

Mirëpo,stafi aktual në Twitter thuhet se janë të alarmuar nga qasja e propozuar e zotit Musk, një çështje që analisti i industrisë Mike Proulx tha se duhet të adresohet nëse ai dëshiron të ketë sukses si kreu i kompanisë.

"Twitter mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës sonë, pavarësisht nga drama e vazhdueshme rreth kësaj marrëveshjeje" u shpreh ai. “Nëse Musk merr përsipër kompaninë, misioni i tij  duhet të jetë fitimi dhe ruajtja e besimit të punonjësve të Twitter. E ardhmja e kompanisë  është e zymtë pa një bazë punonjësish të angazhuar .”

Në qershor, CEO i Tesla deklaroi se mund të ketë pushime nga puna kur ai të marrë drejtimin. "Varet. Kompania duhet të jetë e shëndetshme”. “Për momentin kostot i kalojnë të ardhurat.” /Lapsi.al

Marrë nga: Independent

Të këshilluara

Linja më e mirë ajrore për vitin 2022

Nga Covid në kaos, ka qenë një tjetër vit me peobleme për industrinë e aviacionit. Në pjesën më të madhe të hemisferës veriore, sezoni i ngarkuar i verës u përs...

11:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI