Flash

Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat me drejtuesin e ERE

Lapsi.al 6 October 2022
Miratohet kërkesa e opozitës për mocion me debat me drejtuesin e

Në seancën plenare është miratuar kërkesa e opozitës për mocion me debat me drejtuesin e Entit Rregullator të Energjisë për energjinë elektrike dhe vendosjen e fashës 800 KW.  Konferenca e kryetarëve do të mblidhet për të përcaktuar kohën dhe ditën e debatit.

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në seancën e sotme plenare ka deklaruar se socialistët ishin të gatshëm për një debat. Kërkesa sipas tij u mor parasysh pasi nuk përfshihej kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Ai shtoi se opozita duhet të dërgojë me shkrim cdo pyetje që ka për drejtuesin e ERE.

“Neni 103 nuk është nen për të zhvilluar një debat sot. Jemi të gatshëm të zhvillojm debat edhe pse kërkesa juaj bie në kundërshti me rregulloren. Propozimi im është të mblidhet sa më parë konferenca e kryetarëve për të përcaktuar ditën dhe kohën e debatit. Besoj se në një nga dy seancat pasardhëse ne të zhvillojmë një debat. E përshëndes faktin që në kërkesën që keni sjellë nuk e keni përfshirë non-gratën dhe prandaj e marr në konsideratë”-u shpreh Balla.

Të këshilluara

Mbytet në Durrës 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është mbytur në Durrës.  Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në sektor Rinia. Mësohet se ai jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor...

15:45

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI