Flash

Lëvizte me armë zjarri në makinë, në pranga 21-vjeçari

Lapsi.al 6 October 2022
Lëvizte me armë zjarri në makinë, në pranga

21-vjeçari i identifikuar si Ergest Beqiraj është arrestuar nga policia e Tiranës. I riu ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje. Bashkë me të riun, tek rruga e Kavajës u arrestua edhe një 31 vjeçar që ishte me të për moskallëzim krimi. 21-vjeçari akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi  i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Beretta”.  Operacioni, nga Forca e Posaçme Operacionale e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.  Qarkullonte me armë zjarri, vihet në pranga 21-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale. Në pranga edhe një shtetas tjetër, për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Beretta".

Si rezultat i këtij operacioni u arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., 21 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit". Ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në Rrugën e Kavajës, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit", shtetasi I. P., 31 vjeç, banues në Vorë, i cili shoqëronte shtetasin E. B. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të këshilluara

Mbytet në Durrës 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është mbytur në Durrës.  Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës në sektor Rinia. Mësohet se ai jetonte pranë vendit ku ndodhi ngjarja. Grupi hetimor...

15:45

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI