Flash

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Kinezi i arrestuar në Rinas, gjykata vendos nesër për ekstradimin

Lapsi.al 6 October 2022
Kinezi i arrestuar në Rinas, gjykata vendos nesër për ekstradimin

Ditën e nesërme Gjykata e Tiranës pritet të shqyrtojë kërkesën e autoriteteve kineze, për ekstradimin nga Shqipëria të biznesmenit 32-vjeçar Liangbin Chen, i cili u arrestua në Rinas për mashtrim kompjuterik. Mësohet se çështja do të shqyrtohet nga gjyqtari Albert Meçe.

Sipas Balkanweb në prapaskenë po përgatitet një skenar për rrëzimin e ekstradimit me argumentin se kërkesa nuk është paraqitur konform ligjit.

Por ndërkohë autoritetet konfirmojnë se dokumentet janë siç i parashikon ligji. Arsyet përse për këtë rast ka kaq shumë interes edhe ne radhët e politikës mbeten të paqarta, por dyshimet janë se eksponentë të caktuar janë tejet të interesuar për fatin e biznesmenit.

Kujtojmë se 10 ditë më parë Prokuroria e Apelit shkaktoi skandal kur kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga me burg, në arrest shtëpie, ndërsa duhet se në prapavijë po tentohet që të rrëzohet kërkesa për ekstradimin e tij drejt Kinës.

Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë 140 milionë euro.

Ndaj tij fillimisht Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, por Chen kërkoi zbutjen e saj dhe largimin nga qelia, për shkak se pretendonte që kishte sëmundje në kokë.

Çështja shkoi në Apel dhe gjykata vendosi masën “Arrest shtëpie” për shtetasin kinez, me arsyetimin se i rrezikohej jeta në qelinë e burgut.

Ndërkohë mësohet se Prokurorja Arta Marku ka vendosur të refuzojë ankimin e Prokurorisë së Tiranës që kërkonin vazhdimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Chen.

Gjithashtu mësohet se që në fillim të seancës Marku deklaroi se heq dorë nga ankimi dhe se personi nën hetim nuk duhet të qëndrojë në kushtet e paraburgimit, për shkak të kushteve shëndetësore.

Seanca gjyqësore në Apel vijoi kështu me shqyrtimin e kërkesës për zbutje mase, të dorëzuar nga i akuzuari që zotëron miliona, ndërsa në përfundim u njoftua edhe zyrtarisht që u la në fuqi masa e “arrestit në shtëpi” të vendosur nga shkalla e parë, për shkak se prokurori i çështjes (Arta Marku në këtë rast), hoqi dorë nga ankimi.

Të këshilluara

Sherr në Vlorë, 3 të plagosur (Emrat)

Tre persona janë plagosur këtë mbrëmje në Vlorë, si pasojë e një sherri. Personat janë konfliktuar në një berberanë në lagjen 28 Nëntori. Konflikti ka agr...

21:17

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI