Flash

Khloe dhe Tristan një histori që nuk ka fund

Lapsi.al 6 October 2022
Khloe dhe Tristan një histori që nuk ka fund

Kur bëhet fjalë për ish-in e saj që e ka tradhtuar disa herë, Khloe Kardashian nuk flet kurrë keq.

Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, producentët pyetën Khloé, në një rrëfim se si ajo arrinte të mbante një marrëdhënie të mirë me Tristian Thampson pas gjithë dramës që kishte ndodhur.

“Unë mendoj se shumë njerëz ndoshta harrojnë se unë kam kaluar shumë situata të ngjashme. Ish-burri im (Lamar Odom), kur ne ishim të martuar, kishte një problem me drogën dhe u gjet në një bordello, dhe atje kanë ndodhur shumë gjëra që ndoshta nuk janë të falshme, dhe unë jam ende në gjendje ta fal atë dhe të vazhdoj përpara dhe të dëshiroj më të mirën për të.”

Më lëndon më shumë duke i mbajtur të gjitha këto gjëra, kështu që lëreni të shkojnë. Lëri Zotin,”-u shpreh ajo.

Kujtojmë që Khloé dhe Lamar u martuan në vitin 2009. Gjatë martesës së tyre, ish-lojtari i NBA abuzoi me substancat disa herë, duke kaluar mbidozë gati fatale në tetor të 2015. Një vit më vonë dyshja u divorcuan.

Po atë vit, Khloé filloi të takohej me Tristan. Ata mirëpritën vajzën True Thompson në prill të 2018, menjëherë pas tradhtisë së parë të Tristan dhe më vonë u ndanë.

Çifti e rindezën marrëdhënien e tyre madje u fejuan fshehurazi në shkurt të 2021. Më pas ata filluan planet e tyre për të ngjizur një fëmijë të dytë.

Nëpërmjet një surrogate, Khloé dhe Tristan ngjizën një tjetër fëmijë në javët e fundit të 2021, ku në të njëjtën kohë u publikua lajmi se Tristan e kishte tradhtuar përsëri yllin televiziv, këtë herë duke u bërë baba nga një grua tjetër, Maralee Nichols.

Në atë moment, Khloé e anuloi fejesën e fshehtë në dhjetor, dhe gushtin e kaluar, një përfaqësuese e Khloé u shpreh se ajo dhe Tristan kishin mirëpritur fëmijën e tyre të dytë, një djalë.

Në premierën e sezonit 2 të “The Kardashians”, Khloé e lejoi Tristanin të hynte në dhomë për të takuar foshnjën, duke thënë:

“Unë kam qenë gjithmonë e gatshme për ta lënë Tristanin të vijë në spital. Pse të mos e lë të vijë? Nuk do ta kthej kurrë më këtë moment.”

Të këshilluara

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016. Përf...

13:29

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI