Flash

Inceneratorët/ "Skandali më i madh i korrupsionit në historinë shqiptare"

Lapsi.al 6 October 2022
Inceneratorët/ "Skandali më i madh i korrupsionit në

Rasti është skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare. Kështu e cilësonte media e njohur pranë Brukselit, Euractiv, skandalin e inceneratorëve. Ky cilësim u bë nga Euractiv pas arrestimit të Alqi Bllakos. Ish-deputeti socialist u lirua sot nga burgu për të shkuar në "arrest shtëpie".

Euractiv në shkrimin me titullin “Arrestohet përfundimisht deputeti shqiptar në skandalin e qeverisë” argumenton se Alqi Bllako u arrestua si i përfshirë në aferën e inceneratorëve, një skandal qeveritar me 430 mln euro.

Shkrimi i plotë nga Euractiv:

Autoritetet në Tiranë kanë arrestuar tashmë Alqi Bllakon, një ish-deputet socialist, për përfshirjen e tij të dyshuar në një skandal qeveritar prej 430 milionë eurosh.

Ditët e fundit për Bllakon është lëshuar një fletarrest, ai ka dhënë dorëheqjen duke i hequr imunitetin dhe tani më në fund është arrestuar.

Akuzat kanë të bëjnë me kohën e tij si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Kur dyshohet se ka bashkëpunuar me ish-ministrin Lefter Koka, gjithashtu i arrestuar, për përvetësim parash.

Ai besohet se ka përvetësuar 120 mijë euro si pjesë e një skeme prej 430 milionë eurosh.

Opozita akuzon kryeministrin Edi Rama si trurin e kësaj afere. Dhe i ka kërkuar vazhdimisht SPAK-ut të hetojë liderin shqiptar dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, të cilët që nga viti 2014 kanë udhëhequr procedurat për dhënien e çmimeve të kompanive të sapokrijuara, pa eksperiencë, të gjitha në pronësi të të njëjtëve —tre kontrata koncesionare për inceneratorët e mbetjeve. Rama ka mohuar me forcë çdo keqbërje.

Ata që qëndrojnë pas kompanive janë në kërkim dhe në arrati. Ndërkohë, qeveria vazhdon t’i paguajë ato sipas kushteve të kontratës, ku Rama thotë se do të ishte shkelje e kontratës.

Rasti është skandali më i madh i korrupsionit dhe financiar në historinë shqiptare, i dyti pas rënies së skemave piramidale të mbështetura nga qeveria në 1997, të cilat ndezën luftën civile.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI