Flash

Gjykata e Durrësit lë në burg vëllezërit Beqiraj

Lapsi.al 6 October 2022
Gjykata e Durrësit lë në burg vëllezërit Beqiraj

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg pa afat dy vëllezërit, Indrit dhe Gentian Beqiraj.

Dy vëllezërit u arrestuan në kuadër operacionit ‘Porositësi’ të zhvilluar në Durrës.

Vëllezërit, Gentian dhe Indrit Beqiraj kanë zbërthyer mekanizmin e funksionimit të grupit kriminal. Ata kishin krijuar bazë me armë dhe municione, duke gjetur edhe furnizuesit. Ndërsa banesat me qira ishin vendbanime të përkohshme në zonat ku ata planifikonin të kryenin goditjet.

Në një prej dëshmive të tyre, vëllezërit thonë se kontakti i tyre kryesor ishte Kevin Zeneli, i konsideruar si krahu i djathtë i Kasandër Nogës. Ky i fundit është aktualisht i arrestuar në Belgjikë dhe porositës i disa vrasjeve. Në këto porosi, përfshihet jo vetëm hasmi i tij, Geron Hasanbelliu, me të cilin është përfshirë në hakmarrje prej më shumë se 20 vjetësh, por edhe miqtë e “Rrumit” të Shijakut, zanafilla e konflikteve të tyre nuk dihet ende. Gjatë dëshmive të vëllezërve Beqiraj, zbardhet edhe përpjekja e tyre për të eliminuar Geron Hasanbelliun në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Lexo më tej: Nxorën emrat e vrasësve me pagesë, dy vëllezërit Beqiraj mungojnë në seancën gjyqësore në Durrës 

Lexo më tej: Porositi vëllezërit Beqiraj të vrisnin “Rrumin e Shijakut”, të pathënat e Kasandër Nogës 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI