Flash

Depo arm ësh në Tiranë, Policia del me njoftim zyrtar

Lapsi.al 6 October 2022
Depo arm ësh në Tiranë, Policia del me njoftim zyrtar

Policia e Shtetit del me informacion zyrtar pas zbulimit të një "depo" armësh e municionesh ditën e djeshme në Tiranë.

Sekuestrohen pjesë të armëve të ndryshme, dylbi për snajper, një granatëhedhës, karikatorë dhe municion luftarak.

Më datë 05.10.2022, në rrugën “Besim Fagu”, Tiranë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa persona, për shkak të presionit të Policisë, kishin transportuar dhe hedhur në një ambient të jashtëm, pjesë armësh e municion luftarak, menjëherë kanë ushtruar kontroll dhe kanë gjetur në rrugën “5 Maji”, pjesë armësh të ndryshme (kallashi, mitralozi të lehtë, mitralozi të rëndë, pushke), municione luftarake dhe pajisje optike ushtarake, të futura në thasë.

Lexo më tej: Pamje nga baza e arm ëve tek “5 maji” në Tiranë 

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijon punën për identifikimin e poseduesve të armëve dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Provat materiale do dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Lapsi.al sjell pamje nga operacioni i djeshëm tek "depo" e armëve:

[video width="1310" height="720" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/10/armet-1-1.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI