Flash

Del një tjetër FOTO e Ervis Martinajt, këtë herë në plazh

Lapsi.al 6 October 2022
Del një tjetër FOTO e Ervis Martinajt, këtë herë

Ndërsa vëmendja e mediave në vend është përqendruar ditët e fundit te disa grupe të tjera kriminale, ku në kuadër të një operacioni të disa ditëve më parë u zbulua një rrjet i tërë vrasësish me pagesë dhe ngjarjesh kriminale, ndërsa në skenë dolën emra të njohur të botës së krimit si: Kasandër Noga, Rrumi i Shijakut etj. Por, kjo nuk e kamuflon atë se çfarë po ndodh me Ervis Martinajn.

Misteri për zhdukjen e ‘mbretit’ të lojërave të fatit, sa vjen e shtohet çdo ditë e më shumë. Në media së fundmi po shfaqet një tjetër foto e pa publikuar më parë e biznesmenit Ervis Martinajt, i cili shfaqet në plazh, nën shoqërinë e një personi që nuk identifikohet.

Sipas asaj që raporton voxnews, nuk dihet nëse fotoja është bërë para apo pas denoncimit të familjarëve për zhdukjen e tij. Ka dyshime se vendi ku ndodhet është jashtë Shqipërisë, Turqi, Greqi, Brazil apo ndonjë vend tjetër, pasi duket një hapësirë pa shezlongë përreth, ku Martinaj duket i sigurt. Por nuk përjashtohet as mundësia që Matinaj të ndodhej në zonën e Dhërmiut, ndonëse i rrethuar nga armiqtë e shumtë, të investuar për ta eliminuar fizikisht.

Zhdukja

Kujtojmë se që prej datës, 8 gusht nuk ka asnjë informacion mbi fatin e Ervis Martinajt… Në media kanë qarkulluar disa lajme që thotë se është arratisur. Ndërkohë ka një tjetër version që është vrarë apo marrë peng. Ndërsa një njoftim i ri policie ka treguar se Martinaj ka qenë protagonist i një tjetër ngjarjeje kriminale.

Sipas voxnews, kjo ngjarje ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar. Martinaj dyshohet se ka dhunuar një person, pas konfliktit që ka pasur me të. Ka qenë vetë i dhunuari, i cili raportohet të ketë shkuar në polici për të bërë kallëzimin përkatës. Madje ka regjistruar edhe një padi penale ndaj Vis Martinajt.

Lexo më tej: Hakerat publikojnë foton 15 vite më të ri të Ervis Martinajt 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI