Flash

Centrali bërthamor i Zaporizhias shpallet pronë federale e Rusisë

Lapsi.al 6 October 2022
Centrali bërthamor i Zaporizhias shpallet pronë federale e Rusisë

Presidenti Vladimir Putin urdhëroi më 5 tetor, që të merret kontrolli i plotë i centralit bërthamor të Zaporizhias.

Kjo është një nga lëvizjet e tij të para për të vendosur sundim mbi zonat e Ukrainës. Zona që Rusia i ka shpallur si të sajat.

Urdhri erdhi pas nënshkrimit të dekreteve për aneksimin e katër rajoneve ukrainase. Ato kontrollohen pjesërisht nga Moska.

Pas nënshkrimit të dekretit që përcakton centralin bërthamor si “pronë federale” ruse, Putin tha se pret të “stabilizohet” situata në këto rajone.

Rusia ka shpallur aneksimin e rajoneve ukrainase të Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhias, pasi në këto rajone u mbajtën referendume të rreme. Situata mund të përshkalllëzojë shpejt, pasi Putin me aneksimin tani do t'i vërë kapakun luftës në këto rajone, ndërsa ukrainasit po bëjnë përpjekje për t'i marrë sërish.

Lexo më tej: A do ta tërheqë këmbëzën e Vladimir Putin? Flasin analistët bërthamorë 

Lexo më tej: Ukraina nuk ndalet, thyen forcat ruse në rajonet e aneksuara 

Lexo më tej: Borrell: Një rend i ri po krijohet në Europë pa Rusinë 

Të këshilluara

Polonia i kërkon SHBA-së bomba bërthamore

Presidenti polak, Andrzej Duda, tha se Polonia është duke biseduar me Shtetet e Bashkuara për përfshirjen në Programin për shkëmbim bërthamor, që u lejon shtete...

15:55

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI