Flash

Britney Spears reagon ndaj faljes publike të mamasë së saj

Lapsi.al 6 October 2022
Britney Spears reagon ndaj faljes publike të mamasë së saj

Britney Spears ka reaguar së fundmi ndaj faljes publike të mamasë së saj, Lynne.

"Për 13 vjet, më duhej të takohesha me mjekë çdo javë për të kujtuar të kaluarën time, gjë që më bëri më keq",tha ajo. Spears shtoi se mamaja e saj nuk e mbrojti pasi babai e futi 'në një pavijon psikiatrik'.

"Mami merre faljen tënde dhe zhduku. Dhe për të gjithë mjekët, uroj që të digjeni në ferr!!!", përfundoi Spears duke shtuar një foto me një citim nga shkrimtarja Rita Mae Brown ku shkruhej: "Një nga çelësat e lumturisë është një kujtim i keq".

Lynne javën e kaluar komentoi në një nga postimet e mëparshme të artistes në lidhje duke i kërkuar falje për dhimbjen që i ka shkaktuar.

"Më vjen shumë keq për dhimbjen tënde..Kam vite që më vjen keq. Unë të dua shumë dhe më mungon! të lutem më zhblloko që të mund të flasim personalisht Britney, thellë brenda vetes e di sa shumë të dua dhe më mungon! Kërkoj falje për çdo gjë dhe gjithçka që të ka lënduar!”, shkroi mamaja e saj./Lapsi.al

Lexo Edhe: https://lapsi.al/2022/09/26/britney-spears-akuzon-serish-familjen-e-saj-krahason-veten-me-jlo/

 

Të këshilluara

Gigi Hadid sulmon ashper Kanye West

Gigi Hadid nuk do të pranojë që Kanye West të sulmojë një nga mikeshat e saj. Pas prezantimit të West Yeezy në Javën e Modës në Paris, redaktorja dhe stilist...

14:04

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI