Flash

Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Lapsi.al 6 October 2022
Brad Pitt mohon akuzat e Angelina Jolie

Brad Pitt ka reaguar ndaj akuzave të Angelina Jolie se ai ka sulmuar fizikisht atë dhe fëmijët e tyre gjatë një fluturimi me avion privat në vitin 2016.

Përfaqësuesi i aktorit i tha Page Six se pretendimet e bëra në një kundërpadi të re të paraqitur më 4 tetor janë "plotësisht të pavërteta".Jolie pretendoi në dokumentet e gjykatës se Pitt "goditi atë dhe njërin nga fëmijët " gjatë një mosmarrëveshjeje që ndodhi ndërsa familja po udhëtonte nga Franca në Kaliforni.

FBI hetoi Brad Pitt për abzim të dyshuar të fëmijëve në vitin 2016. Aktorja u dha autoriteteve federale foto të mavijosjeve që ajo pretendonte se kishte marrë si rezultat i sulmit të supozuar . Megjithatë, autoritetet arritën në përfundimin se nuk kishte nevojë të ndiqeshin akuza penale kundër Pitt, sipas të dhënave gjyqësore.

Burime të afërta me aktorin i thanë TMZ se akuzat e "ripërsëritura" të Angelina  janë një përpjekje për të larguar fëmijët nga babai i tyre. Ish-çifti i cili u martua në gusht 2014 kanë 6 fëmijë :Maddox, Pax,  Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.

Sipas tyre, pretendimet u bënë në përgjigje të një padie që Pitt ngriti kundër saj për kantinën e verës. Ajo rrëfeu se Brad  u përpoq ta detyronte atë të heshte mbi sulmin fizik dhe emocional. Si rezultat ata do të arrinin  një marrëveshje në lidhje me shitjen e Château Miraval, por ajo nuk pranoi./Lapsi.al

Të këshilluara

Gigi Hadid sulmon ashper Kanye West

Gigi Hadid nuk do të pranojë që Kanye West të sulmojë një nga mikeshat e saj. Pas prezantimit të West Yeezy në Javën e Modës në Paris, redaktorja dhe stilist...

14:04

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI