Flash

Tiranë/ Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas dhe u arratis, pranga 42-vjeçarit

Lapsi.al 5 October 2022
Tiranë/ Plagosi me armë zjarri në këmbë një

Plagosje me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ndodhi në Tufinë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Robert Doka, 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi në këmbë, me armë zjarri, shtetasin Denis Kuka, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Të shumë ishin qytetarët në vendin e ngjarjes, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Mësohet se dy personat e përfshirë në ngjarje, kanë pasur konflikte të mëparshme mes tyre. Aktualisht Kuka është në spital dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

"Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur gjatë krimit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në Tufinë, shtetasi J. D., 42 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kishte plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin D. K., kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, brenda një kohe rekord, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë kapur dhe shoqëruar në komisariat, shtetasin J. D. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas. Shtetasi D. K. aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI