Flash

“Times”: Putin po bën gati një test nuklear në kufirin ukrainas

Lapsi.al 5 October 2022
“Times”: Putin po bën gati një test nuklear në

Një provë bërthamore në kufijtë e Ukrainës. Pas ditësh të përshkallëzimit verbal me kërcënim atomik, Vladimir Putin duket gati për një gjest demonstrues force. Me këtë mund të ngrejë edhe më tek përplasjen me Perëndimin. Sipas “Times”, alarmi u ngrit nga një raport i inteligjencës dërguar nga NATO tek vendet anëtare. Ky raport paralajmëron për teste të mundshme nga Moska. Përmes simulimeve mund të përfshihet edhe përdorimi i “kokave bërthamore”.

Fillimisht u fol për një testim të silurit Poseidon që mund të lëshohej nga nëndetësja Belgorod. Ajo është fiksuar së fundmi në Detin Arktik. Një tjetër paralajmërim është një tren ushtarak i divizionit bërthamor. Ai është filmuar të lëvizë drejt Ukrainës. Gjeolokacionet e fundit e identifikuan ende në rajonin e Moskës, qindra kilometra larg kufirit.

Analistit Konrad Muzyka thotë se Rusia mund të angazhohet në një "stërvitje strategjike parandaluese". Lëvizjet e trenit u raportua nga një kanal pro-rus në Telegram. Ai i cili përshkruante si mjete të blinduara të ngarkuara me artileri të reja të pajisura me topa, mitralozë dhe granatahedhës.

Sipas një burimi të nivelit të lartë të mbrojtjes perëndimore të cituar nga gazeta britanike, shfaqja më e mundshme e forcës së Putinit përmes përdorimit të armëve bërthamore do të ndodhte në Detin e Zi.

Megjithatë "nuk është e pamundur" që lideri i Kremlinit të mund të përdorte një taktikë me armë bërthamore edhe në Ukrainë. Megjithatë, në atë rast, rreziqet për Moskën do të ishin më të larta. “Ata mund të bëjnë një gabim dhe të godasin aksidentalisht një qytet rus afër kufirit me Ukrainën, si Belgorod”, - shpjegoi burimi.

LEXO EDHE: Vuçiç: Po vjen “Beteja e Stalingradit”, kam frikë për Serbinë

Për Andrew Futter, një profesor i Universitetit të Leicester-it dhe ekspert i armëve atomike, mobilizimi i trenit të divizionit bërthamor përfaqëson një paralajmërim të lëshuar nga Putin për Perëndimin. Megjithatë, inteligjenca e aleatëve perëndimorë mbetet e kujdesshme.

"Ne nuk kemi asnjë indikacion se forcat e armatosura ruse po mobilizojnë asete ose personel në lidhje me arsenalin e tyre bërthamor. Gjithçka është normale për momentin" - shpjegoi një zyrtar i lartë i mbrojtjes perëndimore.

Por NATO nuk e ka mohuar zyrtarisht raportin e Times dhe frika e një gjesti të pamatur të “Carit rus” përballë trazirave në tokën ukrainase mbetet e fortë.

"Putini ndihet i bllokuar në qoshe. Mund të jetë mjaft i rrezikshëm dhe i pamatur" - paralajmëroi drejtori i CIA-s Bill Burns në një intervistë për CBS. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI