Flash

Stërvitja ushtarake në Korenë e Jugut, një raketë balistike shpërthen në tokë

Lapsi.al 5 October 2022
Stërvitja ushtarake në Korenë e Jugut, një raketë

Përgjigjja ndaj provokimit të Kim Jong Un, i cili lëshoi një raketë balistike mbi Japoni, erdhi disa orë më vonë. Forcat e armatosura të Seulit njoftuan se bashkë me Shtetet e Bashkuara, kishin lëshuar 4 raketa në detin e Japonisë. Më vonë, ushtria e Koresë së Jugut njoftoi se një raketë e hedhur prej tyre ishte rrëzuar në tokë në Gangneung. Shpërthimi dhe zjarri që solli testi i dështuar, shkaktoi panik te qytetarët. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një sulm koreano-verior. U deshën 7 orë që Koreja e Jugut të pranonte incidentin dhe t’i kërkonte falje popullsisë. Siç bëri të ditur, në ngjarje u përfshi një raketë balistike me rreze të shkurtër, Hyumoo-2, e cila sipas ushtrisë së Seulit ishte lëshuar veçmas nga ato që u hodhën me Shtetet e Bashkuara.

“Ajo që po shihni e që patë dje, ishte stërvitje e përbashkët ushtarake mbi detin perëndimor, duke përfshirë dhe Japoninë. Kjo nuk është hera e parë që e bëjmë këtë në përgjigje të provokimeve të veriut. Kjo ishte në mënyrë që të tregojmë aftësitë tona të përbashkëta. Ne duam denuklearizimin e gadishullit. Ama, Kim Jong Un po lëviz në drejtimin e kundërt”, tha John Kirby, këshilltar i sigurisë në SHBA.

Testi shënoi stërvitjen e dytë mes aleatëve në 24 orë pasi për herë të parë në 5 vjet, Peniani lëshoi pa paralajmërim një raketë balistike mbi Japoni. Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut u përgjigjën fillimisht me një stërvitje të përbashkët me municione të precizonit të lartë. Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara Këshilli i Sigurimit do të mblidhet sot për të diskutuar mbi provokimet e Penianit.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI