Flash

Putin pranon gabimet: Dërguam në luftë njerëz që nuk duheshin

Lapsi.al 5 October 2022
Putin pranon gabimet: Dërguam në luftë njerëz që nuk

Presidenti rus, Vladimir Putin, pranon gabimet në mobilizimin e pjesshëm të thirrur prej tij. Ai njoftoi se kishte firmosur një dekret për korrigjimin e listave. Duke folur në një takim me mësuesit, ai tha se do të anulonte rekrutimin për kategori të tjera studentësh. Përjashtoheshin edhe ata të regjistruar në universitete private të akredituar.

“Ministria e Mbrojtjes ka raportuar se një sërë kategorish të qytetarëve tanë nuk kanë nevojë të përfshihen si pjesë e përpjekjes për mobilizim dhe i ka renditur ato. Megjithatë, ndryshimet përkatëse në kuadrin ligjor nuk janë bërë në kohë.

Draft-dekreti që është dorëzuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria doli në një mënyrë që nuk përfaqësonte këndvështrimin e vetë Ministrisë së Mbrojtjes. Kështu që ne duhet të bëjmë rregullime në këtë dokument në përputhje me rrethanat. Unë kam nxjerrë një dekret sot. Tashmë është nënshkruar dhe që bën pikërisht këto rregullime”, - pranon Putin.

Qindra mijëra rusë janë larguar nga vendi që kur Kremlini njoftoi fillimin e “mobilizimit të pjesshëm”, dy javë më parë. Kjo ka shkaktuar frikën e një “ikjeje të trurit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tv italian RAI rikthehet në Shqipëri

Radio Televizioni Italian (RAI) do të rikthehet në Shqipëri, ku do të transmetohen në të gjithë territorin kombëtar, 24 programe, seri televizive, dokumentarëve...

19:26

Arrestohen dy vëllezër emigrantë në Greqi

Dy vëllezër emigrantë kanë rënë në prangat e policisë greke këtë të mërkurë. Mediet vendase bëjnë me dije se dy vëllezërit kanë vjedhur tre shtëpi midis peri...

19:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI