Flash

Pedagogët në protestë, Rama jep lajmin: Do i rrisim pagat e tyre me 7%

Lapsi.al 5 October 2022
Pedagogët në protestë, Rama jep lajmin: Do i rrisim pagat e tyre

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot Skemën Kombëtare të Prodhimit Vendas në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Në këtë takim kryeqeveritari ka premtuar rritje për pagat e pedagogëve. Nga UBT-ja, Rama u shpreh se do të bëhet një rritje prej 7%. Kjo sipas tij do të vendosej në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. Kryeministri tha se rritja do të bëhet këtë radhë mirëpo janë universitetet ato të cilat kanë të drejtë të rrisin apo jo pagat pasi janë autonom.

'Do bëjmë një rritje pagash prej 7 përqind, ama do ti njohim universitetit të drejtën për të rritur pagën e pedagogëve sipas vendimmarrjes së vet. Universiteti është autonom. '- u shpreh Rama.

Ditën e sotme, pedagogët kanë dalë në protestë përballë Universitetit të Tiranës, duke kërkuar rritje për pagat. Ata kanë parashtuar disa kërkesa, të cilat nëse nuk plotësohen, nuk do të vijojnë mësimin më 17 tetor.

“Me lëmoshë nuk gënjehemi. Bëhet fjalë për qëndrim esencial ndaj arsimit të lartë publik. Që ti përgjigjet ekonomisë së vendit dhe kërkimit shkencor. Pa kërkim shkencor nuk ka zhvillim. Rritja 50% për dy vite, eshte e panegociueshme. Dhe per vitet e ardhmshme dy here. Nese behet kjo rritje, nuk shkojme as sa Kosova, 1200 euro”, tha kreu i Sindikatës së pedagogëve, Aleksandër Kovaçi.

Kërkesat e pedagogëve

-Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës (nuk është plotësuar)

-Rritja e financimit për kërkimin shkencor (nuk është plotësuar)

-Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’ (nuk është plotësuar)

-Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë (nuk është plotësuar)

-Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit. (do shqyrtohet)

-Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare (do shqyrtohet)

-Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”. (do shqyrtohet)

-Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike. (është rënë dakord)

Të këshilluara

Shkrumbohet një makinë në Sarandë

Një makinë është djegur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr.1 të qytetit. Mësohet se tip “Benz” e djegur ishte në pronësi të shte...

09:00

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI