Flash

Moska: Po shkojmë drejt përplasjes ushtarake me SHBA

Lapsi.al 5 October 2022
Moska: Po shkojmë drejt përplasjes ushtarake me SHBA

Vendimi i SHBA për të dërguar të tjera ndihma ushtarake në Ukrainë po shton rrezikun e një përplasje direkte ushtarake mes Rusisë dhe Perëndimit. Ky është paralajmërimi që vjen nga Moska.

Sipas BBC, ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov tha se ky është një kërcënim imediat ndaj Moskës. Ai e përshkroi Amerikën si një ‘pjesëmarrëse në konflikt’.

Më herët, SHBA paralajmëroi një tjetër paketë ndihme ushtarake prej 625 milionë dollarësh për Ukrainën.

Armatimet e avancuara amerikane të dërguara në Ukrainë po e ndihmojnë Kievin që të përparojë me shpejtësi në zonat e pushtuara nga Moska.

Trupat ukrainase kanë avancuar ndjeshëm në verilindje dhe jug të vendit.

Mes armatimit të dërguar në Ukrainë janë edhe raketahedhësit HIMARS, të vlerësuara nga ekspertët si vendimtare në ndryshimin e balancave të luftës.

Në total, SHBA ka dërguar 17 miliardë dollarë ndihma ushtarake në Kiev.

“Ne i bëjmë thirrje Uashingtonit që të ndalojë veprimet provokative që mund të sjellin pasoja serioze,” tha Antonov.

Humbjet e vazhdueshme në Ukrainë kanë shtuar rrezikun që Vladimir Putin të përdorë armë taktike bërthamore.

Lexo më tej: Ukraina nuk ndalet, thyen forcat ruse në rajonet e aneksuara 

Lexo më tej: Reportazh në frontin e luftës/ Si ukrainasit po përballen me rusët 

Lexo më tej: Zelensky firmos dekretin: Nuk ka negociata me Rusinë sa të jetë Putin president 

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Berisha mbërrin në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në S...

09:38

Me sytë katër

PAPARAZZI