Flash

Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë Milot

Lapsi.al 5 October 2022
Makina përplaset me trafikndarësen në Fushë Milot

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 21.20 të mbrëmjes së të mërkurës në Fushë Milot. Raportohet se disa makina janë përfshirë ngjarje.

Sipas informacioneve që vijnë nga policia, një mjet tip “Ford” që drejtohej nga një 39-vjeçar me iniciale H.T. ka humbur kontrollin. Ai është përplasur fillimisht me trafikndarësen dhe më pas i ka dalë përpara një mjeti tjetër. Në këtë mënyrë janë përfshirë në aksident edhe 3 makina të tjera.

“Si pasojë e përplasjes me trafikndarësen, nga mjeti tip "Ford" janë shkëputur disa pjesë të tij, që kanë rënë mbi mjetin tip "Audi" që po lëvizte në këtë aks rrugor, me drejtuese shtetasen K.D.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Mësohet se drejtuesja e mjetit ka mbetur e plagosur. Ajo është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tv italian RAI rikthehet në Shqipëri

Radio Televizioni Italian (RAI) do të rikthehet në Shqipëri, ku do të transmetohen në të gjithë territorin kombëtar, 24 programe, seri televizive, dokumentarëve...

19:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI