Flash

Kujdesi për resurset natyrore?/ Indeksi: Shqipëria çalon në shëndetin mjedisor

Lapsi.al 5 October 2022
Kujdesi për resurset natyrore?/ Indeksi: Shqipëria çalon

Pothuajse të gjitha vendet nuk janë në rrugën e duhur për të përmbushur objektivin zero neto të emetimeve të gazeve serrë të vendosur nga Pakti i Klimës së Glasgout 2021, sipas Indeksit të Performancës Mjedisore 2022*. Sipas raportit, Shqipëria renditet e 62-ta, nga 180 shtete të marra në studim. E parë në këndvështrimin rajonal, Maqedonia e Veriut ka performuar më mirë, e renditur e 34-a. Ndërsa ata që s’kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë janë Serbia e 79-a dhe Bosnja e Hercegovina e 102-a.

Nënkategoritë ku Shqipëria ka performuar më pak janë adresimi i politikave të duhura për zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe shëndeti mjedisor në tërësi. Nënkategoritë e marra në studim janë: Shëndeti Mjedisor, Vitaliteti i Ekosistemit dhe Ndryshimi i Klimës.

Tendencat globale për shëndetin mjedisor

Tendencat e mbarë botërore sugjerojnë se shumë vende kanë bërë përparim të rëndësishëm gjatë dekadës së fundit. Kjo vërehet në çështjet kritike të shëndetit mjedisor si kanalizimet, uji i pijshëm dhe ndotja e ajrit të brendshëm. Këto përfitime tregojnë se investimet në infrastrukturën mjedisore mund të përkthehen në përmirësime të shpejta në shëndetin publik. Metrikat e reja të cilësisë së ajrit të EPI tregojnë se shumë banorë ende thithin ajër të pasigurt. Më shumë se 8 milionë njerëz vdesin para kohe çdo vit nga ekspozimi ndaj ndotësve të ajrit të brendshëm dhe të ambientit. Vendet e Azisë Jugore, si India, Nepali dhe Pakistani, janë veçanërisht të prapambetura në cilësinë e ajrit.

Më shumë se 50% e emetimeve në vitin 2050 janë planifikuar të vijnë nga Kina, India, Shtetet e Bashkuara e Rusia. Duke mbetur prapa kolegëve të saj, SHBA u rendit e 43-ta nga 180 vende në indeks. Kjo renditje pasqyron rikthimin e mbrojtjeve mjedisore gjatë administratës Trump. Kjo administratë shfuqizoi ose dobësoi gati 100 rregullore mjedisore. Ai u tërhoq nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe dobësoi standardet e efikasitetit të karburantit. Renditja e përgjithshme i vendos Shtetet e Bashkuara pas shumicës së demokracive të pasura perëndimore, duke përfshirë Francën (e 12-tën), Gjermaninë (13), Australinë (17), Italinë (23-tën) dhe Japoninë (e 25-tën)./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI