Flash

Khloe Kardashian sulmon Kanye West: Mos e përmend më familjen time

Lapsi.al 6 October 2022
Khloe Kardashian sulmon Kanye West: Mos e përmend më familjen time

Khloe Kardashian ka sulmuar së fundmi Kanye West pas akuzave të tij për Kim dhe familjen e saj.

" Kanye, të dua,"shkroi Khloe. “Unë nuk dua ta bëj këtë në mediat sociale, por ti vazhdon të komentosh."Ti je babai i mbesave dhe nipave të mi dhe unë po përpiqem të jem e respektueshme. Por të lutem, ndalo së sulmuari Kimberly-n dhe mos e përdor familjen tonë",vazhdoi ajo.

Khloé reagoi gjithashtu ndaj deklaratave të reperit  se ai nuk ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së vajzës së tij në Çikago.

"Mjaft tashmë," shkroi Kardashian. "Ne të gjithë e dimë të vërtetën dhe për mendimin tim, të gjithë janë të lodhur prej saj. Ti doje të bënim dy festa të ndryshme për Chicago. Kam gjithë bisedat që kemi bërë. Më pas ti ndryshove mendje dhe erdhe në ditëlindje. Ti mund t;i shohësh fëmijët kur të duash. Unë jam gati ta vazhdojmë bisedën privatisht nëse dëshiron. Të lutem mos e përmend më familjen time. Lëri fëmijët të rriten në paqe. Uroj më të mirë për ty, u shpreh ajo.

Komenti i Khloe Kardashian erdhi pas kritikave të tjera që West u përball për veshjen e tij në Javën e Modës në Paris. "Të gjithë janë gati të më sulmojnë për bluzën, por ku ishin ata kur nuk më lejonin të shikoja fëmijët e mi", u shpreh ai. "Kërkoja mbështetje publike dhe askush nuk më ndihmoi"./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/05/gigi-hadid-sulmon-ashper-kanye-west/

Të këshilluara

Gigi Hadid sulmon ashper Kanye West

Gigi Hadid nuk do të pranojë që Kanye West të sulmojë një nga mikeshat e saj. Pas prezantimit të West Yeezy në Javën e Modës në Paris, redaktorja dhe stilist...

14:04

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI