Flash

Flet mjeku Alimehmeti: E vërteta e kandidimit tim përballë Veliajt

Lapsi.al 5 October 2022
Flet mjeku Alimehmeti: E vërteta e kandidimit tim përballë

Mjeku i njohur infeksionist Ilir Alimehmeti u shfaq këtë të mërkurë në protestën e pedagogëve. Pas kësaj në një seri portalesh që njihen për mbështetjen e bashkisë së Tiranës u shpërnda lajmi se ky ishte një prezantim i Alimehmetit si kandidaturë për bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale që mbahen pranverën e ardhshme.

I ftuar në Top News ai u pyet për këtë çështje, por mjeku dha një përgjigje të përgjithshme. “Unë kandidat? Ju jeni duke iu referuar disa burimeve, por duhet të pyesni burimet e duhura për këtë informacion. Ai dikush që ka shkruar duket edhe të japë shpjegime për këtë. Duhet të them që tek unë nuk ka ardhur asnjë gazetar që të më pyesë dhe ta konfirmojë këtë gjë.

Me qetësi. Gjërat duan kohën e vet. Unë nuk besoj në mënyrë absolute tek gjërat që nuk vinë të pjekura nga personat e duhur në momentin e duhur. Deri në këtë moment janë mediatike. Ju e njihni më mirë profesionin tuaj se unë. Në forumin tuaj e keni më të lehtë ta sqaroni” - tha Alimehmeti në studio. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Mediat/ Pse e shqetëson bashkinë mjeku Ilir Alimehmeti

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI