Flash

Elon Musk thyen heshtjen për blerjen e Twitter

Lapsi.al 5 October 2022
Elon Musk thyen heshtjen për blerjen e Twitter

Elon Musk ka thyer heshtjen e tij për blerjen  prej 44 miliardë dollarësh të Twitter. Ai ka ofruar një vizion për të ardhmen e platformës së mediave sociale nën pronësinë e tij.

Elon u shpreh se marrja e Twitter ishte hapi i parë në krijimin e një aplikacioni të ri "X", të ngjashëm me WeChat të Kinës. “Blerja e Twitter është një përshpejtues për krijimin e X, aplikacionin gjithçka”, shkroi Musk në Twitter, disa orë pasi u zbulua se ai i kishte dërguar një letër bordit të platformës.

Musk i ka kaluar muajt e fundit duke u përpjekur të tërhiqej nga marrëveshja e tij për Twitter. Ai ka pretenduar se drejtuesit e platformës nuk kishin qenë të sinqertë me të për numrin e llogarive të bot-it. Në këmbim, ai u padit nga kompania. Ekspertët kishin parashikuar se Elon do ta kishte pasur të vështirë të fitonte çështjen e tij bazuar në zbulimin që është bërë publik. Për këtë arsye ai bëri ofertën prej 54.20 dollarë për aksion.

“Ne morëm letrën nga përfaqësuesit e Musk-ut, të cilën ata e kanë dorëzuar në KSHZ”, tha një zëdhënës i Twitter. “Synimi i kompanisë është të mbyllë transaksionin me 54.20 dollarë për aksion”./Lapsi.al

Marrë nga: Independent

 

Të këshilluara

Linja më e mirë ajrore për vitin 2022

Nga Covid në kaos, ka qenë një tjetër vit me peobleme për industrinë e aviacionit. Në pjesën më të madhe të hemisferës veriore, sezoni i ngarkuar i verës u përs...

11:12

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI