Flash

Do trafikonte armë dhe municione në Greqi, arrestohet i riu në Korçë

Lapsi.al 5 October 2022
Do trafikonte armë dhe municione në Greqi, arrestohet i riu në

Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës në tentativë për të trafikuar armë drejt Greqisë. Në pranga ra shtetasi Oresti. S, banues në Korçë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Në bazë të informacioneve të siguruara gjatë periudhës hetimore, se disa shtetas po tentonin të trafikonin armë zjarri nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, shërbimet e Policisë organizuan punën dhe në lagjen nr. 10, Korçë, lokalizuan automjetin tip “Mercedes-Benz”, me të cilin dyshohet se do të transportoheshin armë zjarri.

Punonjësit e Policisë i kanë bërë me shenjë shtetasit O. S., që të ndalonte automjetin, por ai nuk iu është bindur urdhrit të tyre dhe ka tentuar të largohet me shpejtësi, por është kapur dhe ndaluar menjëherë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën 1 armë zjarri pushkë automatike, municion luftarak dhe 2 fitila zjarrpërcjellës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij aktiviteti kriminal dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuuar si të implikuar në të.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Të këshilluara

Zbulohet një bazë arm ësh në Tiranë

Zbulohet një bazë arm ësh në Tiranë, gjenden anti tank, snajper dhe kallashn ikovë. Operacioni policor është ende në vijim dhe zona ku është gjetur baza ësht...

15:19

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i...

13:32

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje tërmeti në Tiranë. Kryeqyteti ka regjistruar sot një lëkundje të lehtë sizmike. Sipas EMSC, tërmeti ka rënë 14 kilometra në Veri Lindje të Tiranës. ...

12:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI