Flash

Covid-19/ 35 raste të reja në vend

Lapsi.al 5 October 2022
Covid-19/ 35 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se nga 695 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, nuk ka humbje jete në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 695 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, 35 qytetarë, në këto bashki:

15 në Tiranë, 4 në Sarandë, nga 2 qytetarë në Kurbin, Fier, Devoll, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mat, Klos, Patos, Berat, Elbasan.

Janë 380 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,257 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (5 Tetor 2022)

Raste të reja ditore 35

Të shëruar në 24 orë 53

Të shtruar në spitale 4

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 695

Testime totale 1,984,449

Raste pozitive 331,226

Raste të shëruara 327,257

Raste Aktive 380

Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 236

Elbasan 34

Vlorë 19

Fier 19

Shkodër 17

Durrës 14

Lezhë 12

Gjirokastër 11

Dibër 10

Korçë 4

Berat 3

Kukës 1

Të këshilluara

Zbulohet një bazë arm ësh në Tiranë

Zbulohet një bazë arm ësh në Tiranë, gjenden anti tank, snajper dhe kallashn ikovë. Operacioni policor është ende në vijim dhe zona ku është gjetur baza ësht...

15:19

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i...

13:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI