Flash

Berisha: Rama arrogant, u tha studentëve paguani rrogat e profesorëve

Lapsi.al 5 October 2022
Berisha: Rama arrogant, u tha studentëve paguani rrogat e profesorëve

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shprehur mbeshtetje per kerkesat e pedagogeve qe kerkojne rritje page. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar ai tha se vendimi i qeverise per rritje 7% te pagave te tyre, është nje qendrim cinik dhe arrogant.

Pjese nga fjala e Berishes.

Mbështetje për pedagogët studentët të cilët janë në protestë sot organizuan një protestë të fuqishme para universitetit politeknik për kërkesat më legjitime të tyre. I garantoj se PD qendron në mbështetje të cdo kërkese që ata sot i drejtuan një qeverie arrogante, mashtruese dhe hajdute. Kërkesat e pedagogëve, punonjësve e studentëve janë klithma të vërteta për të shpëtuar arsimin universitar që ëshë në rrokullisje të madhe. Edi Rama është përgjigjur me një qendrim cinik, urrejtës e përcmues sindikatave të arsimit të lartë dhe kërkesave të tyre.

Edi Rama ka hartuar një vendim me të cilin ai shpreh arrogancën, cinizmin dhe përcmimin ndaj universiteteve. Kerkon te percaje trupen akademike nga kolektivi studentor. Ne vendimin e tij parashikon zero rritje buxhetore per rrogat. 10% qe deklaron se do rriten nga buxhetet, dje e kishte 10 sot e ka bere 7 eshte nen inflacionin, eshte me i ulet se inflacioni i vertete eshte 12%, pra nuk perben as indeksim. Cinizem. Ajo qe eshte me e rende eshte se premton 30% tjeter rritje rroge nga tarifat e studenteve. Domethene u thote studenteve e familjeve te tyre paguani ju tani per pedagoget e studenteve.

Nëse mbetet që pedagogët të paguhen me tarifat e studentëve ato janë thjesht iluzion sepse kancelarë, bordet që përfaqësojnë qeverinë në universitete kanë zhdukur lirinë në jetën akademike. Kanë vendosur kontroll të plotë totalitar.

I bëj thirrje çdo pedagogu në universitetet e vendit të mos përkulen para këtijq ëndrimi arrogant, cinik, mashtrues të një njeriu që po çdo universitetet tona drejt shkatërrimit.

I bëj thirrje qytetarëve të mbështesin këtë protestë me një kusht për të ruajtur universitetet si institicioonet e formimit të inteligjencës tonë kombëtare. Duke përgëzuar sindikatën e punonjësve të universiteteve dhe të gjithë ata që morën pjesë në atë protestë masive dhe duke dënuar deklaratat cinike që Rama bëri në UBT bëj thirrje të vazhdojë kjo betejë. PD do të jetë në mbështetje të kërkesave të drejta dhe shpëtimtare.

Të këshilluara

Tv italian RAI rikthehet në Shqipëri

Radio Televizioni Italian (RAI) do të rikthehet në Shqipëri, ku do të transmetohen në të gjithë territorin kombëtar, 24 programe, seri televizive, dokumentarëve...

19:26

Arrestohen dy vëllezër emigrantë në Greqi

Dy vëllezër emigrantë kanë rënë në prangat e policisë greke këtë të mërkurë. Mediet vendase bëjnë me dije se dy vëllezërit kanë vjedhur tre shtëpi midis peri...

19:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI