Flash

Arjan Çani ngre pyetjen: A janë me të vërtetë të varfër shqiptarët

Lapsi.al 5 October 2022
Arjan Çani ngre pyetjen: A janë me të vërtetë të

Arjan Çani shprehet se ka disa arsye përse opozita nuk po i nis protestat e paralajmëruara në shtator.

Duke folur në emisionin “Pikat mbi i”, Çani tha se Berisha nuk ka rreth 20 deputetë me vete dhe nuk mund të futet “në luftë” me një “këmbë të thyer”.

Në të njëjtën kohë sipas tij, termometri që Berisha ka vënë për të matur temperaturën e qytetarëve, nuk tregon shifra të larta. Sipas Arjan Çanit, situata nuk po zien deri në pikën që mund të mbahen protestat që dëshiron Berisha.

"Ne nuk kemi termometrin që ka doktori. Ai ka një termometër 30 vjeçar, një termometër që mesa duket vazhdon të funksionojë. Termometri nuk i del shumë i nxehtë. Ai i do protestat, është formësuar me protesta, por termometri mesa duket i ka dalë me temperaturë të ulët. E dyta, ka vënë re që punët brenda PD nuk i ka dhe aq mirë. Berisha numëron sot rreth 20 deputetë që nuk janë me të. Në pamje të parë duket që ata skanë asnjë vlerë, por një parti që shkon me një dorë të thyer, apo një këmbë të ndrydhur në luftë, mund të humbasë. 

Hipotezë e tretë është arsyeja ekonomike. Është një gjë të thuash që në Shqipëri ka shumë të varfër dhe një gjë tjetër të thuash që ka shumë informalitet. Kur ishte fatura e karburantit, ishte Adriatik Lapaj që mblodhi njerëz dy herë. Një protestë ose ekziston në mënyrë organike, ose nuk ekziston fare. Personalisht kam qenë kundër protestave të organizuara nga partitë. Kur një parti thotë “do bëj protestë”, 90% është e dështuar. Unë them shyqyr që nuk u bënë protesta në shtator, madje të mos bëhen as në tetor. Unë mezi pres të dalin qytetarët në protestë." - u shpreh Çani.

Lexo më tej: Berisha bashkëbisedon me qytetarët: Nisin protestat për të larguar Ramën 

Pyetjes së moderatores, nëse qyteatarët janë bërë apatikë, Çani iu përgjigj duke thënë se kategorizohen si të varfër prej të ardhurave formale. Por nuk jetojnë me 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Por, me 900 deri në një milion.

Fakti që ata jetojnë pa protestuar, do të thotë që kanë të ardhura të tjera joformale. Fakti që nuk dalin, varfëria që ne konstatojmë nuk është reale. Opozita nëse nuk e prek këtë, është hipokrizi kjo. Njoh shumë njerëz të varfër dhe e di pse nuk dalin, sepse ata nuk jetojnë me 300 mijë lekë, por me 900-1 milionë.

Të këshilluara

Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas dhe u largua, falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta dhe profesionale nga Policia, kapet dhe vihet në pranga autori i...

13:32

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Lëkundje tërmeti në Tiranë. Kryeqyteti ka regjistruar sot një lëkundje të lehtë sizmike. Sipas EMSC, tërmeti ka rënë 14 kilometra në Veri Lindje të Tiranës. ...

12:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI