Flash

Aksident në aksin Burrel-Rrëshen, 5 persona dërgohen me urgjencë në spital

Lapsi.al 5 October 2022
Aksident në aksin Burrel-Rrëshen, 5 persona dërgohen me

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin Burrel-Rrëshen. Mësohet se një automjet tip “Pasat” u përplas me një kamion të tonazhit të rëndë. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Pujkë”.

Të dy automjetet po lëvizin në drejtim të Burrelit kur mjeti veturë goditi nga pas kamionin. Si pasojë e goditjes së fortë janë dëmtuar të 5 personat që ndodheshin në autoveturë.

Ata janë dërguar me autoambulancë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë. Ndërkohë drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja në vendin e parë janë transportuar drejt spitalit të traumës në Tiranë në gjendje më të rëndë.

Grupi hetimor mbërriti në vendin e ngjarjes për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Të këshilluara

Shkrumbohet një makinë në Sarandë

Një makinë është djegur në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në lagjen nr.1 të qytetit. Mësohet se tip “Benz” e djegur ishte në pronësi të shte...

09:00

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Paraditja do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët në të gjithë vendin tonë. Por pas mesdite parashikohet të ketë kalime të pakta të...

07:16

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI