Flash

Vuçiç: Po vjen “Beteja e Stalingradit”, kam frikë për Serbinë

Lapsi.al 4 October 2022
Vuçiç: Po vjen “Beteja e Stalingradit”, kam frikë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë një tjetër deklaratë të fortë. Në prezantimin e një libri në Beograd, ai tha se “ka frikë se po përgatitet sërish “Beteja e Stalingradit”.

"Kam frikë se “Beteja e Stalingradit” do të vijë me të vërtetë. Dhe më shpejt nga sa pritej nga kushdo. Jam shumë i shqetësuar për rezultatin e asaj beteje. Për herë të parë jam shumë më i shqetësuar. Kjo sepse e di se çfarë vjen nga njëra anë dhe nga tjetra. Nuk dyshoj në guximin e askujt. Nuk dyshoj në vendosmërinë e askujt, por tashmë kam frikë dhe situatën e shoh më mirë”, - tha ai.

Vuçiç ka shtuar se mbetet të shihet se në cilën anë do të shkojnë serbët.

“Mbetet të shihet se ku do jemi ne serbët. Çfarë do të bëjmë me veten. A do të arrijmë të ruajmë bregun e djathtë dhe të majtë të Danubit, për veten tonë, për popullin tonë dhe jo për askënd tjetër. Kjo duhet të jetë më e rëndësishmja gjë për ne. Me atë zotim dhe amanet ne duhet të shikojmë nga e ardhmja”, - tha ai.

Sipas Vuçiqit, Serbia ndoshta po përballet me një situatë më të vështirë edhe se ajo e viteve 1990.

“Në fund do ta shihni se kush do të sillet, si do të sillet dhe me sa guxim do të marrin pjesë në atë proces. E gjitha kjo, pavarësisht se çfarë vendimesh kemi marrë. Nëse i kam marrë unë, kjo nuk do ta ndryshojë faktin. Kam më shumë frikë se kurrë nga ajo që është përballë Serbisë”, - tha Vuçiç.

Beteja Stalingradit

Beteja Stalingradit bën fjalë për përballjen mes forcave sulmuese gjermane dhe atyre sovjetike nga gushti i vitit 1942 deri më shkurt të vitit 1943. Ajo njihet si një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Dytë Botërore.

Në rrethimin e Stalingradit humbën jetën rreth 200 mijë ushtarë të forcave gjermane dhe rreth 485 mijë të vrarë nga ana e sovjetikëve. Pas kësaj beteje, “ushtria e kuqe” avancoi pa u tërhequr deri në Berlin. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për...

19:07

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI