Flash

Si u parandalua atentati ndaj 2 personave me 4 kg eksploziv

Lapsi.al 4 October 2022
Si u parandalua atentati ndaj 2 personave me 4 kg eksploziv

Policia bëri të ditur këtë të martë se ka vënë në pranga 14 persona dhe ka shpallur në kërkim 5 të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përshirë në disa ngjarje kriminale, mes të cilave vrasje dhe shitblerje armësh. Një vrasje e kontraktuar është parandaluar më parë. Atentati do kryhej me eksploziv.

Gjithçka ka nisur pas marrjes peng të dy vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj në autostradën Durrës-Tiranë.

Mes ngjarjeve ku këta persona janë të përfshirë, sipas policisë, është vrasja e Erion Çelës, 35 vjeç, më 4 janar të këtij viti. Përveç tij, mbetën të plagosur edhe 4 persona të tjerë. Mes të cilëve edhe vëllai i viktimës, Blerim Çela, 28 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë dhe në fytyrë.

Ndërkohë, sipas policisë, dy vëllezërit janë kontaktuar dhe porositur nga shtetasi F. B., që kundrejt pagesës të kryenin vrasjen e shtetasve S. Z. dhe I. H. Për këtë veprimtari kriminale, vëllezërit kanë marrë një shumë paraprake prej 3500 eurosh dhe kanë siguruar mjetet për realizimin e kësaj ngjarjeje dhe konkretisht 4 kg eksploziv, si dhe një armë zjarri automatik, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, gjatë datës 3 tetor 2022.

Personat e tjerë të lartpërmendur, aktualisht të arrestuar, janë të përfshirë në aktivitetin kriminali të dy vëllezërve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 kallashnikov, municion luftarak, 4 kilogramë eksploziv, fitil zjarrpërcjellës. Gjithashtu një detonator elektrik për shpërthime në distancë, 4 automjete, nga të cilat 2 blinduara, 2 motoçikleta. Lëndë narkotike kokainë. Si dhe 17 aparate celulare, 3050 euro, 2 armë gjahu shotgan, 1 thikë, sprajt neutralizues. 4 pistoleta sportive dhe 1 palë targa.

Lexo më tej: Rrëmbimi i dy vëllezërve në Durrës, policia shpall në kërkim një nga autorët 

Të këshilluara

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. N...

22:01

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI