Flash

Shpërthen Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha!

Lapsi.al 4 October 2022
Shpërthen Evi Kokalari: Turp të të vijë Sali Berisha!

Ndonëse për rreth një vit u shfaq si një nga mbështetëset më të zjarrta të Sali Berishës, tashmë Evi Kokalari ka ndryshuar qëndrim komplet.

Prej ditësh ajo ka denoncuar manipulime në procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ndërsa sot ka reaguar pas takimit që kreu i PD-së Sali Berisha pati me kreun e sapozgjedhur të FRPD Besart Xhaferri.

Me thirrjen "Trup të të vijë Sali Berisha!" - Evi Kokalari nisi reagimin e saj në Facebook.

Kokalari e akuzon Berishën se sot ka legjitimuar gënjeshtrën. Ajo i tregon kreut të PD-së turpin dhe shkon edhe më tej duke shkruar se e ka merituar Lulzim Bashën.

Reagimi

“Turp të të vijë Sali Berisha!!

Ka një muaj që na ka rënë goja duke të thënë që po bëhen manipulime.

Kam tre muaj që të thashë që Kelliçi vodhi votat dhe përgjigjja jote ishte “eh sé 11 vota janë”

Grigels Muçollari ma ka thënë copë që këta të kryesisë donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmën tende ia dolën.

Sot ti legjitimove gënjeshtrën. E paske merituar Lulzim Bashën i dashur zotëri!!!

Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin bazë të konservatorizmit. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin për turp në këtë pikë që PD-ja të hiqej si konservatore.

Tashti bëni sikur do luftoni Edi Ramën.

Ju jeni të gjithë të mbaruar!!”, shkruan Kokalari

Të këshilluara

Rama: Erdogan nuk më jep dot urdhra

Kryeministri, Edi Rama deklaroi se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan nuk ka ndikuar në vendimin e qeverisë për mbylljen e kolegjit dhe kopshtit turk. N...

22:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI