Flash

Shkupi publikon të dhënat e atyre që luftuan me Shtetin Islamik

Lapsi.al 4 October 2022
Shkupi publikon të dhënat e atyre që luftuan me Shtetin Islamik

Për të parën herë, qeveria e Maqedonisë së Veriut ka publikuar në Fletoren Zyrtare listën me të dhënat e detajuara të 15 personave, të përfshirë në luftërat e huaja, si pjesë e grupit militant, Shteti Islamik.

Pjesë e të dhënave janë edhe adresat e tyre të banimit. Janë edhe veprat për të cilën akuzohen. Në bazë të vendimit, atyre u ndalohet përdorimi, transferimi, konvertimi, transferimi ose disponimi i pronës. U ndalohet vënia në dispozicion e çdo pasurie, drejtpërdrejt ose indirekt. U ndalohet si dhe krijimi ose vazhdimi i një marrëdhënieje biznesi.

Të 15 personat, të dhënat e të cilëve janë bërë publike, kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake gjatë viteve 2014-2015. Një pjesë e tyre kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në luftën në Siri. Të tjerë kanë inkurajuar palë të treta që bashkë me familjet e tyre, të shkojnë në këtë vend. Ekspertët e sigurisë thonë se publikimi i të dhënave paraqet një mjet efikas për të mos lejuar transferimin e parave nga burime të dyshimta.

Por organizatat joqeveritare që në fokus kanë rehabilitimin e personave të kthyer nga luftërat e huaja, insistojnë se në informacione të tilla duhet të kishin akses vetëm institucionet dhe jo i gjithë opinioni publik. Kjo pasi mund të vihet në rrezik jeta e të afërmeve të këtyre individëve.

LEXO EDHE: Dëbohet nga Italia shqiptari i lidhur me ISIS

“Çfarë ndodh nëse dikush tenton një sulm ndaj personave të sanksionuar ose familjarëve me të cilët bashkëjeton, duke qenë se qeveria tani i ka bërë të ditura adresat se ku banojnë”, - pyet Samet Shabani nga organizata joqeveritare Horizont.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për t’u përfshirë në luftërat e huaja, paraqet vepër penale. Për këtë parashikohet nje dënim me te pakten 5 vjet burg. Në bazë të të dhënave të organizatave joqeveritare në luftërat e huaja janë përfshirë 156 persona. Shifrat zyrtare tregojnë se 83 vetë janë kthyer në vend. 30 prej tyre e kanë marrë tashmë dënimin.

Të këshilluara

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI