Flash

Pedagogët kërkojnë rritje page, Meta: Kërkesat e tyre janë realiste

Lapsi.al 4 October 2022
Pedagogët kërkojnë rritje page, Meta: Kërkesat e tyre

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thënë se është krah pedagogëve që kanë lajmëruar grevë dhe bojkotim të mësimit në rast se qeveria nuk pranon rritjen e pagave.

Në nëj deklaratë për mediat, Meta tha se kërkesat e pedagogëve janë shumë legjitime dhe nëse ka vullnet mund të realizohen.

“Si kryetar i Partisë së Lirisë, në emër të këaj force politike po edhe si ish-kryeministër, i kërkoj qeverisë të heqë dorë nga lufta e nervave me pedagogët, studentët dhe me prindërit e tyre që janë të interesuar për një arsimim sa më cilësor të fëmijëve të tyre, por edhe me shoqërinë tonë që ndjen pasojat e mos vëmendjes ndaj arsimit.

Kërkesat e pedagogëve janë shumë realiste. Ata kërkojnë që brenda dy vitesh të rriten pagat e tyre 50%.

Ata kërkojnë që brenda dy viteve të arrij në nivelin e pagave të kolegëve të tyre në Kosovë sot.

Është tërësisht e mundshme nëse ka vullnet, nëse ka përgjegjësi. Mbështetja ndaj arsimit është ajo që do të çojë këtë shoqëri para, do ta bëjë më demokratike.

Lekët janë, mjafton të bllokohet afera e inceneratorëve ku vidhen qindra milionë euro, mjafton mos të vidhet me kilometrat e rrugëve që janë 8 herë më shtrenjt se në BE, mjafton të mos bëhen qesharake bashkitë me lekët tona që mos të këndojnë këngë në mes të tunelit”, tha Meta.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI