Flash

Moska: SHBA po e shtyn Rusinë në një konflikt me NATO-n

Lapsi.al 4 October 2022
Moska: SHBA po e shtyn Rusinë në një konflikt me NATO-n

"Mbështetja ushtarake SHBA për Ukrainën po e shtyn situatën më afër pikës së rrezikshme të një konfrontimi të drejtpërdrejtë ushtarak midis Rusisë dhe NATO". Kështu deklaroi Konstantin Vorontsov, zyrtar i lartë rus i Ministrisë së Jashtme në Moskë. Tass raporton se deklarata u bë gjatë një takimi në OKB.

Në krahun tjetër SHBA, thonë se nuk kanë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore. Kjo pavarësisht “retorikës kërcënuese” të presidentit rus, Vladimir Putin. Deklarata u bë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.

Së fundmi, Putin ka përshkallëzuar luftën e nisur në Ukrainë që në shkurt. Ai ka shpallur muajin e kaluar mobilizim të “pjesshëm” ushtarak. Presidenti rus, vendi i të cilit është fuqi bërthamore, ka përsëritur në disa raste se do të përdorë çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur, siç ka thënë, territorin e tij.

“Ne marrim seriozisht armët bërthamore apo retorikën kërcënuese për përdorimin e tyre, por dua të them... ne nuk kemi parë asnjë arsye për të përshtatur pozicionin tonë strategjik bërthamor. Nuk kemi ndonjë tregues se Rusia po përgatitet të përdorë menjëherë armë bërthamore”, - tha Jean-Pierre.

Më 30 shtator, Putin la të kuptohet se do të përdorë armë bërthamore. Kjo për të mbrojtur territoret ukrainase që pretendoi se i ka aneksuar. Më herët presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar Putinin kundër përdorimit të armëve bërthamore në Ukrainë. Biden tha se deklaratat e “pamatura” të Putinit nuk do të frikësojnë Amerikën dhe aleatët e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI