Flash

Mashtroi me 12 mijë euro, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 4 October 2022
Mashtroi me 12 mijë euro, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

Një 50-vjeçar arrestohet nga policia së Tiranës, pasi me anë të mashtrimit ka përfituar mijëra euro. Blutë njoftojnë se ka rënë në pranga 50-vjeçari Krenar Begaj. Ai është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 3 vjet e 4 muaj burgim. Gjykata e ka dënuar për veprën penale “Mashtrimi”.

50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro. Këto para ai i mori nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.

Njoftimi i policisë së Tiranës:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Mikro”. Kapet dhe arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim për mashtrim.

Specialistët e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën ekonomiko-financiare dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një personi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Mikro”.

Si rezultat i këtij operacioni, në rrugën ”Hoxha Tasim”, është kapur dhe ndaluar shtetasi Krenar Begaj, 50 vjeç,  i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. 50-vjeçari ka përvetësuar, nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 12 mijë euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Dominojnë kthjellimet

Shqipëria do të mbetet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë dominante por pritet që orët e pasdites të sjellin ka...

07:17

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI