Flash

Digjet një makinë në Tepelenë, të dhënat e para

Lapsi.al 4 October 2022
Digjet një makinë në Tepelenë, të dhënat e para

Një makinë ka marrë flakë në Tepelenë mbrëmjen e sotme. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në fshatin Luzat. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Më poshtë të dhënat paraprake që tregon policia Gjirokastër.

Rreth orës 20:30, në fshatin Luzat, Tepelenë, përpara banesës së shtetasit M. Gj., ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip "Volkswagen Passat", në pronësi të shtetasit M. Gj. Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qenë i parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Të këshilluara

Nesër nisin aplikimet për Lotarinë Amerikane

Ditën e nesërme do të nisin aplikimet për lotarinë amerikane. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të bëjnë realitet “ëndrrën amerikane”, mund të aplikojnë për...

19:07

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI